Presidenti Erdogan pritet në Xhide nga Mbreti Selman i Arabisë Saudite

Pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz“ në Xhide, Presidenti Erdogan takoi Mbretin Salman bin Abdulaziz, i cili më vonë e shoqëroi deri tek pallati i tij në Xhide.

Presidenti Erdogan pritet në Xhide nga Mbreti Selman i Arabisë Saudite

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar në Arabinë Saudite ku ka filluar turnin dyditor në kuadër gjatë të cilit do të vizitojë edhe Kuvajtin dhe Katarin.

Pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz“ në Xhide, Presidenti Erdogan takoi në terminalin mbretëror, Mbretin Salman bin Abdulaziz, i cili më vonë e shoqëroi deri tek pallati i tij në Xhide.

 

Të dy liderët morën pjesë në drekën e përbashkët pas çka filluan takimin e zgjeruar të të dyja delegacioneve.

Vizitën në Xhide Erdogan pritet ta përfundojë me takimin me Princin saudit Muhammed bin Salman, ndërsa më pas do të udhëtojë për në Kuvajt. Presidenti turk nesër do të vizitojë edhe Katarin, ndërsa tema kryesore me udhëheqësit e tre vendeve është kriza aktuale në vendet e Gjirit.

Mëngjesin e sotëm në Stamboll, Erdogan, deklaroi se për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i zemëruar për situatën aktuale në atë rajon, për të shtuar se përkrah nismën e Kuvajtit për zgjidhje të problemit.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme