Presidenti Erdogan i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për Al Aksan

Erdogan thotë se janë të papranueshme përpjekjet e Izraelit për të vendosur kufizime të reja,në Haremi Sherif.

Presidenti Erdogan i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për Al Aksan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për Mesxhid-i Aksan.

Duke e bërë të ditur se përpjekjet e Izraelit për vendosjen e kufizimeve të reja në xhaminë Al-Aksa janë të papranueshme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryesuesi i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare që të vihet në veprim për heqjen e zbatimeve që kufizojnë lirinë e besimit.

Presidenti Erdogan publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me atë që po jetohen në Mesxhid-i Aksa.

Erdogan thotë se janë të papranueshme përpjekjet e Izraelit për të vendosur kufizime të reja, përfshirë mbylljen e Haremi Sherifit, ndalimin e hyrjes së myslimanëve për tre ditë dhe vendosjen e detektorëve metalikë, duke u arsyetuar me atë që ndodhi më 14 korrik në Jerusalemin Lindor i cili po mbahet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967.

“Al-Aksa është kibla e parë dhe një nga tre mesxhidët më të shenjtë të Islamit. Është një vend i shenjtë që i përket Islamit. OBI është themeluar në vitin 1969 pas një sulmi kundër Haremi Sherifit. Sot me të njëjtën frymë të bashkimit dhe solidaritetit e gjithë bota islame është pranë vëllezërve tanë palestinezë”, tha Erdogan.

Duke e bërë të ditur se respektimi i shenjtërisë dhe statusit historik të Haremi Sherifit është një obligim ligjor, Presidenti Erdogan tha: “Duhet kthyer në 'status-quo', duke i hequr menjëherë detektorët metalikë dhe kufizimet tjera. Në këtë proces të ndjeshëm të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj provokimeve”.

"Si kryesuesi i radhës të OBI-t unë i bëj thirrje shoqërisë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime për heqjen e menjëhershëm të praktikave të cilat kufizojnë lirinë e faljes së namazit në Al-Aksa", tha Erdogan.



Lajme të ngjashme