Zhvillim i befasishëm në prodhimin e tankut kombëtar turk, “ALTAY”

Autoritetet turke të industrisë së mbrojtjes kanë ftuar për pjesëmarrje në tenderin për prodhimin në seri të tankut “ALTAY” edhe kompanitë “BMC” e “FNSS”, krahas asaj “Otokar” që ishte njoftuar më herët...

Zhvillim i befasishëm në prodhimin e tankut kombëtar turk, “ALTAY”

Autoritetet turke të industrisë së mbrojtjes kanë ftuar për pjesëmarrje në tenderin për prodhimin në seri të tankut “ALTAY” edhe kompanitë “BMC” e “FNSS”, krahas asaj “Otokar” që ishte njoftuar më herët.

Në fazë të parë, tenderi me pjesëmarrjen e 3 kompanive turke të sipërcituara parashikon prodhimin e 250 tankeve dhe shuma përfundimtare pritet të arrijë në pak më tepër se 10 miliardë dollarë.

Turqia planifikon që në total të prodhojë 1.000 tanke kombëtare të quajtur “ALTAY”, i cili është një tank beteje i gjeneratës së tretë dhe produkt i një dizajni autentik turk.

“ALTAY” është gjithashtu një tank i përsosur në kuadër të projektit të platformës tokësore më të madhe të Turqisë.



Lajme të ngjashme