Rritja ekonomike e Turqisë bën sërish mat agjencitë e vlerësimit të kreditit

Rimëkëmbja e shpejtë e Turqisë menjëherë pas tradhtisë së përpjekjes së 15 korrikut për grusht shteti ka rivënë në binarë agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe bankat...

Rritja ekonomike e Turqisë bën sërish mat agjencitë e vlerësimit të kreditit

Rimëkëmbja e shpejtë e Turqisë menjëherë pas tradhtisë së përpjekjes së 15 korrikut për grusht shteti ka rivënë në binarë agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe bankat.

Kapja e nivelit 5 për qind të rritjes në tremujorin e parë të këtij viti, pas atij me 2,9 për qind të vitit të kaluar në ekonominë turke, ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet.

Andej nga gjysma e muajit prill, agjencia “Moody’s” revizionoi pozitivisht parashikimin e saj të rritjes ekonomike të Turqisë për vitin 2017 dhe menjëherë në radhë u vunë edhe agjencitë e tjera.

Deri më sot, 9 nga bankat, agjencitë e klasifikimit të kredisë dhe institucionet ndërkombëtare financiare me seli në SHBA dhe Evropë, të cilat ndjekin nga afër zhvillimet në Turqi, kanë rritur ndjeshëm parashikimet e tyre në lidhje me rritjen ekonomike turke.

Objektivi i Bursës së Stambollit: 110 mijë pikë përqindje

Nga ana tjetër, Bursa e Stambollit, e cila po regjistron rritje të vazhdueshme dhe rekorde të njëpasnjëshme që nga fillimi i vitit të ri e këtej, të mërkurën ka regjistruar nivelin më të lartë të kohëve të fundit me 106 mijë e 546,74 pikë, pas rekordeve historike të 13 qershorit me 100 mijë pikë dhe 14 korrikut me 105 mijë pikë.

Objektivi i radhës për Bursën e Stambollit është arritja e 110 mijë pikëve sa më parë të jetë e mundur.

Në dhjetor të vitit 2016, Bursa e Stambollit kapi një trend rritje të shpejtë, të cilin e ka ndjekur edhe përgjatë këtyre 7 muajve të 2017-s duke u mundësuar investitorëve rreth 36 për qind përfitime.



Lajme të ngjashme