Erdoan bisedon me Abbas për Xhaminë Al-Aksa

Erdoan: Kufizimet për hyrjen në Xhaminë Al-Aksa janë të papranueshme.

Erdoan bisedon me Abbas për Xhaminë Al-Aksa

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas në lidhje me shkeljen e të drejtave të Palestinës nga ana e Izraelit.

Në bisedë u theksua shqetësimi i intensifikimit sa vjen e më shumë të shkeljeve të bëra nga ana e Izraelit me në krye ato në Jerusalem.

Presidenti Erdoan theksoi se kufizimet e hyrjes në Xhaminë Al-Aksa janë të papranueshme dhe shtoi se mbrojtja e karakterit dhe shenjtërisë islame të Jerusalemit dhe Xhamisë Al Aksa kanë një rëndësi për të gjithë botën islame.

Ndërkaq Presidenti Erdogan, edhe të enjten ra zhvilluar një bisedë telefonike me homologun izraelit, Reuven Rivlin, rreth tensionit të fundit si pasojë e ndalimit të hyrjes së myslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, në Jerusalem.



Lajme të ngjashme