Ambasadori turk takohet me Shefin e Shtatmadhorisë së Katarit

Ambasadori i Turqisë në Doha, Fikret Ozer, zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ghanim Shaheen al-Ghanim...

Ambasadori turk takohet me Shefin e Shtatmadhorisë së Katarit

Ambasadori i Turqisë në Doha, Fikret Ozer, zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ghanim Shaheen al-Ghanim.

Në takim, ku u trajtua çështja e përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ambasadori Ozer theksoi marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Katarit.

Kurse Ghanim u shpreh me lëvdata për mbështetjen që Turqia i jep Katarit në lidhje me krizën e përjetuar në Gjirin Persik.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti më 5 qershor kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh me arsyetim se ky vend është duke e financuar terrorin.

Për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Katarit dhe katër vendeve që kanë marrë atë nën bllokadë (Katarin) ishte ofruar një listë prej 13 pikash.

Katari kishte refuzuar listën e kërkesave me arsyetimin se binte ndesh me drejtësinë ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme