Shtytja e vizitës së deputetëve gjermanë në Konya, vendim në kushtet e reciprocitetit

Mustafa Yeneroglu, deputet i Partisë AK në pushtet, kërkoi që vendimi i Turqisë për shtytjen e vizitës së deputetëve gjermanë pranë kontingjentit ushtarak të këtij vendi në bazën ajrore në Konya të vlerësohet në kuadër të “kushteve të reciprocitetit”...

Shtytja e vizitës së deputetëve gjermanë në Konya, vendim në kushtet e reciprocitetit

Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Mustafa Yeneroglu, njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut, kërkoi që vendimi i Turqisë për shtytjen e vizitës së deputetëve gjermanë pranë kontingjentit ushtarak të këtij vendi në bazën ajrore në Konya të vlerësohet në kuadër të “parimeve/kushteve të reciprocitetit”.

Pasi rikujtoi se Gjermania nuk konsideroi si të përshtatshëm fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan (në fillim të muajit në Hamburg) duke sinjalizuar një datë të mëvonshme, Mustafa Yeneroglu tha se Turqia gjithashtu ka shfaqur të njëjtin reagim duke mos thënë që “po ju pengojmë”, por “po e shtyjmë” (këtë vizitë) “që bëhet në një kohë më adekuate”.

Gjatë bashkëbisedimit me një grup gazetarësh në ambientet e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, deputeti i Partisë AK nga zona elektorale e 3-të e Stambollit sqaroi se Gjermania është në periudhë zgjedhjesh dhe se kjo çështje po përdoret si mjet elektoral.

“Sa i përket vizitës në Konya, mund të them se në përbërje të delegacionit që mendohet se do të vijë në Turqi, është edhe anëtari i një partie, të cilën ne e njohim si Partia e Majtë, por që ka një aleancë të hapur me organizatën separatiste terroriste PKK. Ky është një person që bën haptazi aleancë me PKK-në, mbështet haptazi PKK-në, manifeston me ato paçavuret (simbolet) e PKK-së dhe merr pjesë në programet e saj. Realisht nuk duhet as që të bëhet fjalë për hyrjen e këtyre në zona të sigurta edhe për NATO-n, edhe për Turqinë”, theksoi ndër të tjera deputeti Yeneroglu.



Lajme të ngjashme