Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryeministria i kishte propozuar Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Mocioni i Kryeministrisë për zgjatjen për të 4-ën herë të gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Sipas kësaj gjendja e jashtëzakonshme, duke filluar nga data 19 korrik 2017, do të jetë në fuqi edhe për 3 muaj.

Mocioni i Kryeministrisë në lidhje me zgjatjen edhe për 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme i ishte dorëzuar kryesisë së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Mocioni në fjalë parashikon që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 21 korrik 2016 me vendimin e Kuvendit të Turqisë nr. 1116 dhe që ende është në fuqi me vendimin nr. 1139 të marrë më 18 prill 2017, të zgjatet edhe për 3 muaj duke filluar nga ora 01.00 të datës 19 korrik 2017.

Sipas kësaj gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 21 korrik 2016, e cila është zgjatur 3 herë do të zgjatet edhe për 3 muaj të ardhshëm.



Lajme të ngjashme