Kurtulums: Mbyllja e Aksas nga ana e Izraelit është i papranueshëm

Numan Kurtulmus organizoi një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

772813
Kurtulums: Mbyllja e Aksas nga ana e Izraelit është i papranueshëm

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus deklaroi se vendimi i Izraelit për mbylljen për falje të Mesxhid-i Aksas është i papranueshme dhe një vendim jashtëzakonisht i dëmshëm.

Numan Kurtulmus organizoi një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Duke rikujtuar se për botën islame janë tre vende të shenjta, Haremi Sherifet në Meke dhe Medine si dhe ai në Jerusalem, Kurtulmus tha se Haremi Sherifi në Jerusalem njëkohësisht është edhe kibla e parë e myslimanëve dhe njëra prej tre xhamive të mëdha.

“Kjo xhami prej luftërave të vitit 1967 e këtej nuk është mbyllur kurrë e posaçërisht nuk janë ndalur kurrë namazet e xhumasë. Prandaj zbatimi i një vendimi në një atmosferë të tillë, për të cilin Izraeli thotë se është për paqe dhe të ngjashme, është i papranueshëm, është krim njerëzor dhe një krim i kryer ndaj lirisë së besimit”, deklaroi Kurtulmus.

Ditën e premte tre të rinj palestinezë janë vrarë nga ana e policisë izraelite në oborrin e Mesxhid-i Aksas.

Pas kësaj Mesxhid-i Aksaja ishte mbyllur për falje me arsyetim të terrorit.



Lajme të ngjashme