KSK: Turqia kurrë nuk do të lejojë formimin e një shteti terrorist përgjatë kufijve të saj në Siri

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) dje në Kompleksin Presidencial mbajti një mbledhje, e cila u kryesua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan e që zgjati 6 orë.

772792
KSK: Turqia kurrë nuk do të lejojë formimin e një shteti terrorist përgjatë kufijve të saj në Siri

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) njoftoi se kurrë nuk do të lejojë formimin e një shteti terrorist përgjatë kufijve të saj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dje në Kompleksin Presidencial mbajti një mbledhje, e cila u kryesua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan e që zgjati 6 orë.

Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas mbledhjes u tha se është diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në lidhje me masat që merren në kuadër ligjor ndaj çdo lloj kërcënimi me në krye organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), organizatën separatiste terroriste PKK dhe fraksionit të saj në Siri, PYD/YPG.

Në mes tjerash u tha se një pjesë e armëve dhe municione që disa vende aleate i dhanë organizatës terroriste PYD/YPG në Siri, kanë kaluar në duart e organizatës terroriste PKK, ndërsa bëhet e ditur se “Është bërë thirrje për të hequr dorë nga standardet e dyfishta që tregohen ndaj organizatave terroriste dhe është vënë theksi se me këtë qëndrim nuk do të mund të vendoset paqja dhe siguria në rajon, ndërsa shoqëria ndërkombëtare duhet ti përmbush premtimet e dhëna për të arritur në një botëkuptim të përbashkët në çështjen e luftës kundër terrorit”.

Në komunikatë në mes tjerash u tha që në qoftë se vërehet ndonjë kërcënim dhe provokim nga Siria dhe Iraku ndaj kufijve jugor, do të vazhdohet me angazhime në kuadër të ligjit ndërkombëtar, ndërsa u tha se kurrë nuk do të lejohet formimi i një shteti terrorist përgjatë kufijve të Turqisë.

Bëhet e ditur se gjatë mbledhjes iu bë një vlerësim konferencës së Qipros të mbajtur javën e kaluar në Zvicër dhe rezultateve të kësaj konference, ndërsa u tha se “Është vënë theksi mbi vendosmërinë për mbrojtjen e të të drejtave dhe interesave të Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Turqisë brenda kuadrit të të drejtave themelore mbi burimet natyrore në Mesdheun Lindor”.



Lajme të ngjashme