Turqi - FAT neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjatë operacioneve janë shkatërruar një shpellë dhe dy pozicione me armë automatike.

Turqi - FAT neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën Zap në veri të Irakut janë neutralizuar 3 terroristë.

Në komunikatën e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke thuhet se përgjatë vijës kufitare në zonën Zap janë zbuluar pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste duke bërë përgatitje për të kryer sulme ndaj posteve kufitare dhe bazave ushtarake.

Në komunikatë u tha se avionët luftarak të Komandës së Forcave Ajrore ndërmorën operacione në zonën në fjalë me çrast kanë neutralizuar 3 terroristë, kanë shkatërruar një shpellë dhe dy pozicione me armë automatike.



Lajme të ngjashme