Sot në Ankara mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Në mbledhje që do të kryesohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të propozohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot në Ankara mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare sot do të mblidhet nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Tema kryesore e mbledhjes që do të mbahet në Kompleksin Presidencial do të jetë zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Presidenti Erdogan kishte deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme, afati i së cilës do të skadojë më 19 korrik, do të zgjatet për të 4-ën herë dhe se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të marrin vendim këshillues.

Ndërkaq edhe Kryeministri Binali Yildirim kishte bërë të ditur se do të propozojnë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërsa tema tjetër e rëndësishme që do të shqyrtohet gjatë mbledhjes do të jetë edhe lufta kundër terrorit.

Në mesin e temave që do të diskutohen në këtë kontekst do të jenë edhe operacionet në vazhdim në juglindje të vendit si dhe zhvillimet në Irak dhe Siri.



Lajme të ngjashme