Kuvendi turk do të debatojë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të atij viti.

Kuvendi turk do të debatojë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA)duke u mbështetur tek burimet e grupit parlamentar të partisë në pushtet bën të ditur se Parlamenti i Turqisë do të debatojë të hënën nëse do të zgjatë gjendjen e tanishme të jashtëzakonshme në Turqi edhe për tre muaj të tjerë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Binali Yıldırım kishin sinjalizuar në fjalimet e tyre më parë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të atij viti.

Parlamenti do të votojë gjithashtu për të vendosur trupa në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, si pjesë e një misioni paqeruajtës të Bashkimit Evropian (BE) të miratuar nga OKB-ja.

Ndërkohë, komiteti kushtetues i parlamentit do të vazhdojë të debatojë për ndryshimet në një numër të akteve nënligjore parlamentare.

Ndryshimet e akteve nënligjore pritet të vijnë në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme pas 24 korrikut.

Në referendumin që u mbajt në prill të këtij viti, votuesit turq miratuan një paketë ndryshimesh kushtetuese, duke i dorëzuar kompetenca të gjera ekzekutive presidentit dhe duke eliminuar postin e kryeministrit dhe lejuar presidentin të mbajë lidhje me partinë amë politike.



Lajme të ngjashme