Dëshmorët e 15 korrikut përkujtohen në shumë vende të botës

Dëshmorët që ranë gjatë tentativës së grusht shtetit në 15 korrik u përkujtuan në shumë vende të botës.

kosova 15 temmuz.jpg

Dëshmorët që ranë gjatë tentativës së grusht shtetit në 15 korrik u përkujtuan në shumë vende të botës.

Për dëshmorët që penguan tentativën tradhtare dhe të përgjakshme të organizatës terroriste gyleniste (FETO), duart u hapën drejt qiellit dhe nga buzët e zemra rrodhën lutje.

Në Gjermani, për 15 korrikun, në Xhaminë e Dëshmorëve në Berlin, përpara namazit të xhumasë u lexua mevlud.

Kurse në Londër, Kryeqytetin e Anglisë, në Xhaminë Aziziye në Stokenewington u bënë lutje për dëshmorët.  

Në ceremoninë përkujtimore me anë të telekonferencës mori pjesë edhe Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çaëtaj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç).

Ndërkohë që aktiviteti vazhdonte, përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK u munduan të pengojnë qytetarët që donin të merrnin pjesë në organizim. 3 persona u arrestuan.

Edhe në Republikën Turke të Qipros së Veriut duart u hapën drejt qiellit.

Në Xhaminë Ebubekir në Lefkosha (Nikosia) mirënjohja ndaj dëshmorëve u shpreh nëpërmjet lutjeve.

Kurse në Islamabad, kryeqytetin e vendit mik Pakistan, në një pjesë të veçantë të përgatitur në oborrin e Unionit të Medias, në panelin e Heroizmit të 15 Korrikut, u ngrit flamuri i dy vendeve.

Kurse dëshmori Erol Olçok dhe djali i tij dëshmor Abdullah Olçok, në përvjetorin e parë të tentativës tradhtare të grusht shtetit të 15 korrikut, u përkujtuan në shtëpinë në Shkup, Kryeqyteti i Maqedonisë.

Në mevludin të cilën u realizua në Xhaminë e Mustafa Pashës në kryeqytetin e Maqedonisë kushtuar dëshmorëve të 15 korrikut, morën pjesë shumë autoritete dhe qytetarë.

Kurse në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës duart u ngritën drejt qiellit për dëshmorët e 15 korrikut.  

Në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Sarajevë, për mevlud, boshnjakët dhe turqit u takuan në Xhaminë e të parëve të tyre Gazi Husrevbey në namazin e akshamit.

Pas namazit u lexua Kurani.

Edhe në Kosovë Në programin e mevludit të organizuar në Xhaminë Sinan Pasha në Prizren nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren dhe zyra e Dijanetit të Turqisë, pas namazit të akshamit qytetarë të shumtë iu bashkuan leximit të mevludit dhe duave të bëra në emër të dëshmorëve të 15 korrikut.



Lajme të ngjashme