Ministri i Jashtëm i Katarit në Turqi për një vizitë tjetër zyrtare

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman bin Casim El Sani do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Katarit në Turqi për një vizitë tjetër zyrtare

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman bin Casim El Sani do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme bëhet e ditur se Ministri Mevlyt Çavushollu, do të takohet me homologun kataras.

Pas takimit parashikohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

El Sani do të pritet në takim edhe nga Presidenti Erdoan.

Mësohet se në takim krahas marrëdhënieve me Katarin do të shqyrtohen edhe temat aktuale si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme