Erdogan: 15 korriku 2016 ishte një luftë e re e Çanakalasë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se lufta kundër puçistëve të FETO-s më 15 korrik të vitit të kaluar ishte një betejë e re e Çanakalasë, Dumlupinarit dhe Sakaryas për Turqinë dhe popullin e saj..

Erdogan: 15 korriku 2016 ishte një luftë e re e Çanakalasë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se lufta kundër puçistëve të FETO-s më 15 korrik të vitit të kaluar ishte një luftë e re e Çanakalasë, Dumlupinarit dhe Sakaryas për Turqinë dhe popullin e saj, që edhe atëherë të inkurajuar në ato beteja fituan në Luftën Çlirimtare.

“Ky popull me vite ka luftuar kundër puçeve dhe forcave tradhtare, por edhe 15 korriku konfirmoi guximin dhe fuqinë e tij”, tha Erdogan në Ankara, në tubimin e përkujtimit të dëshmorëve të 15 korrikut.

Presidenti Erdogan më pas tha se asgjë nuk do të jetë më si para 15 korrikut të vitit të kaluarnë Turqi, kur organizata terroriste gyleniste (FETO) tentoi të bëjë grusht shteti.

“Populli ynë ka jetuar në zullumin e sistemit njëpartiak, nuk do të lejojë më që një gjë e tillë të përsëritet. Populli ynë i mban mend puçet e 27 majit, 12 shtatorit dhe ndërhyrjen e 28 shkurtit, prandaj nuk do të lejojë më që të bjerë në një situatë të tillë. Populli, që nuk pati mundësi të parandalojë ekzekutimin e z. Menderes, nuk do të përjetojë më turp të tillë”, tha Erdogan.

Në kuadër të shënimit shtatëditor të përvjetorit të parë të tentativës së dështuar për grusht shteti, ndërmarrë vitin e kaluar nga terroristët e FETO-s në Turqi, në Pallatin Presidencial në Ankara u mbajt të enjten një tubim solemn në përkujtim të 250 dëshmorëve, që dhanë jetën gjatë kësaj tentative për grusht shteti.



Lajme të ngjashme