Mal i Zi - Ambasada e Turqisë evokon tentativën puçiste të 15 korrikut 2016

Ambasada e Turqisë në Podgoricë ka përkujtuar përpjekjen e dështuar për grusht shteti vitin e kaluar dhe i ka dhënë nderim dëshmorëve të rënë...

Serhat Galip Türkiye Karadağ Büyükelçisi
Karadağ 15 Temmuz etkinliği
Karadağ 15 Temmuz etkinliği
Karadağ 15 Temmuz etkinliği

Ambasada e Turqisë në Podgoricë ka përkujtuar përpjekjen e dështuar për grusht shteti vitin e kaluar dhe i ka dhënë nderim dëshmorëve të rënë. Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip, tha se Turqia edhe më tej është duke luftuar për të tejkaluar traumat që janë pasojë e këtij kërcënimi  ekzistencial për vendin tonë. Ambasadori Galip këtë e cilësoi si aktin terrorist më të përgjakshëm në historinë e Republikës së Turqisë.

Duke kujtuar 15 korrikun e vitit 2016, ambasadori Galip nënvizoi se ajo çfarë ka ngjarë atë ditë nuk ishte  grusht shteti i mirëfilltë.

Në momentet e para - vijoi ai - kur janë parë avionët luftarakë mbi Ankara dhe Stamboll, kemi kuptuar se diçka e pabesueshme po ngjet. Në orët ne vijim, ky përjetim i çuditshëm është sforcuar me të dhënat që kjo është diçka më shumë se tentativë për një grusht shteti dhe se shkaktarët e kësaj ndodhie janë pasardhësit e Fetullah Gulenit, i vetëshpallur “Imami i Universit”.

Është e pamundur - tha më tej ambasadori - që të gjenden fjalë adekuate për të përshkruar brutalitetin dhe tradhtinë, që kanë treguar atë mbrëmje pjesëtarët e tentativës për grushti shteti.

Ambasadori Galip këtë e cilësoi si aktin terrorist më të përgjakshëm në historinë e Republikës së Turqisë.

Ata - nënvizoi ambasadori - kanë shfrytëzuar armë vdekjeprurëse kundër civileve të pafajshëm, të cilët kanë dalë në rrugë në mbrojtje të demokracisë së tyre dhe institucioneve.

Duke iu drejtuar të pranishmeve, ambasadori Serhat Galip më tej theksoi se puçistët kanë vrarë ushtarakë të pafajshëm dhe komandantë, të cilët kanë refuzuar që të jenë pjesëmarrës në këtë tentativë.

Puçistët - nënvizoi me tej Shkëlqesia e Tij - kanë bombarduar Kuvendin  e Madh Popullor të Turqisë,  Presidencën, ndërtesën e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe qendrën e njësisë speciale të policisë. Atë mbrëmje janë vrarë rreth 250 shtetas turq dhe mbi 2.000 janë plagosur.

Sipas ambasadorit të Turqisë në Podgoricë, 15 korriku ka qenë provim i mbijetesës dhe forcës për shtetin dhe demokracinë turke.

“Jemi krenar që e kemi tejkaluar këtë provim”, shtoi ai.

“Pa marrë parasysh a është fjala për partinë në pushtet apo opozitën, Forcat e Armatosura dhe qytetarët, që nuk kanë qenë pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe mediumet, të gjithë bashkë janë ngritur kundër puçistëve. Populli turk, pavarësisht përkatësisë politike, u ngrit e doli para tankeve dhe duke kërkuar të drejtat e tij demokratike ishte shembull i solidaritetit historik. Ambasadori me tej veçoi se tashmë është më se e qartë që pas kësaj tentative gjakatare qëndron Fetullah Gulen dhe pasuesit e tij. Dëshira e tyre ka qenë që të marrin kontrollin ndaj shtetit turk. Gulen prej vitesh i ka orientuar pasuesit e tij që të infiltrohen në të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, siç është policia, gjyqësori dhe ushtria. Të ashtuquajturit ‘gylenistë’ paraqesin shembull tipik të radikalizimit të kultit personal. Këta njerëz mendojnë se Gulen është ‘Mesih’ dhe se ata janë ‘gjenerata e artë’. Kjo gjë ka hapur rrugë që ndjekësit e Gulenit t’i jenë vetëm atij përkrahës dhe se për qëllimet e organizatës të shkelin çdo ligj dhe kapitull fetar e moral. Nisur nga të gjitha këto, qeveria turke edhe para 15 korrikut ka ndërmarrë masa kundër kësaj organizate terroriste dhe burimeve financiare të saj”, theksoi Galip.

Më pas ambasadori foli për masat konkrete, që janë ndërmarrë ndaj  pjesëtarëve të FETO-s duke nënvizuar se dhe Komisioni i Venecias, Komisioni i Këshillit të Evropës dhe institucione të tjera, kanë vërtetuar atë që Turqia ka të drejtë dhe obligim që të ndërmarrë masa të nevojshme kundër atyre, që janë të orientuar kundër shtetit dhe popullit.

Ne - tha në fund ambasadori turk - jemi të përkushtuar në forcimin e identitetit demokratik, sepse e dimë që kjo është mënyra e vetme e luftës kundër çdo forme të terrorizmit dhe manifestimeve të tij.

“Jemi të vendosur që përmes demokracisë të luftojmë kundër armiqve të këtij lloji. Në këtë kohë kritike, na nevojitet përkrahja dhe mirëkuptimi i miqve tanë”, përfundoi ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip.

 

- Për Zërin e Turqisë nga Podgorica raportoi - Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme