Kurtulmus: Turqia plotësoi 65 nga 72 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave

"Për të vazhduar me punime për përmbushjen edhe të kritereve tjera është e nevojshme që Bashkimi Evropian të shfaq një qëndrim pozitiv", deklaroi Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.

Kurtulmus: Turqia plotësoi 65 nga 72 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus bëri të ditur se Turqia nga 72 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave me vendet evropiane i plotësoi 65 prej tyre, ndërsa shtoi se për të vazhduar me punime për përmbushjen edhe të kritereve tjera është e nevojshme që Bashkimi Evropian të shfaqë një qëndrim pozitiv.

Zëvendëskryeministri Kurtulmus gjatë një konference për shtyp i bëri një vlerësim vizitës së tij në Bruksel.

 

“Ne bëmë të ditur se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për popullin turk”, deklaroi Kurtulmus.

Ai nga Evropa kërkoi që të mos e përkrahë organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

“15 korriku dita kur organizata terroriste FETO ndërmori tentativën e grusht shtetit, është një pikëkthesë e rëndësishme edhe për Evropën dhe është e rëndësishme pothuajse sa edhe vet Revolucioni Francez që u zhvillua më 1789-1799. Ne pas 15 korrikut dëshirojmë të shohim pranë nesh të gjithë miqtë tanë evropian në luftën tonë kundër FETO-s, ndërsa i kemi paralajmëruar se nuk duhet të neglizhohen aktivitetet kundër Turqisë të pjesëtarëve të FETO-s të ikur pas 15 korrikut jashtë vendit”, deklaroi Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.



Lajme të ngjashme