Erdoan: Mirënjohje për popullin që sfidoi puçistët dhe solli fitore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se i shpreh mirënjohjen të gjithë qytetarëve që sfiduan puçistët e tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtete (FETO/PDY) në 15 korrik 2016.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Pallatin Presidencial gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e përvjetorit të parë të tentativës së grusht shtetit.

“Me kurajën e marrë nga Çanakkalaja dhe me besimin në vetvete e çuam Luftën Çlirimtare në fitore. 15 korriku është Çanakkalaja, Dumllupënari (Dumlupınar), Sakarja (Sakarya) jonë e re. Ky popull në 15 korrik ka shprehur lartësimin e tij” tha Presidenti Erdoan duke shtuar se “Populli ynë nuk do të lejojë më kurrë që në vendin tonë të dalin organizata të tilla si organizata terroriste gyleniste struktura paralele në shtete (FETO/PDY) që duke shpërdoruar ndjenjat e besimit, arsimit dhe bamirësisë injekton helmin e tradhtisë”.  

“Nuk do të harrojmë tradhtinë e FETO/PDY-së dhe nuk do të lejojmë që kjo tradhti të harrohet. Nuk do të harrojmë kurrë dhe nuk do të lejojmë që të harrohen ata që zbatuan defakto tentativën e grusht shtetit, ata që e udhëhoqën në prapaskenë dhe ata që i mbështetën. A e dini se ç’na thotë Perëndimi? Ku i keni dokumentet? Çfarë dokumentesh doni më? Unë kam 250 dëshmorë, 2 mijë e 193 veteranë, për çfarë dokumentesh flisni ju?” u shpreh Presidenti Erdoan.

Lajme të ngjashme