Zv/Ministi i Jashtëm: Turqia nuk gjeti përkrahjen e pritur ndërkombëtare

Zv/ministri i Jashtëm Ahmet Yildiz përfaqësoi Turqinë në mbledhjen jozyrtare të OSBE-së në Austri.

Zv/Ministi i Jashtëm: Turqia nuk gjeti përkrahjen e pritur ndërkombëtare

Mbledhja jozyrtare e ministrave të Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u mbajt në qytezën Mauerbach në afërsi të kryeqytetit Vjenë të Austrisë.

Ministri i Jashtëm dhe i Integrimit i Austrisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës së OSBE-së, Sebastian Kurz deklaroi se gjatë mbledhjes është biseduar në lidhje me temat e përleshjeve që jetohen në zonën e OSBE-së, krijimin e besimit mes vendeve anëtare dhe çështjet e terrorizmit.

Kurz tërhoqi vëmendjen se afërsisht 10 mijë terroristë të huaj në zonën e OSBE-së i janë bashkëngjitur grupeve terroriste, ndërsa shtoi se prioritet i organizatës është lufta kundër terrorit që shënoi rritje në Evropë.

Turqia në këtë mbledhje u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtë, Ahmet Yildiz.

Në prononcimin e tij në interes të gazetarëve Yildiz përsëriti rëndësinë që i kushton Turqia OSBE-së.

Ai preku edhe në luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), ndërsa shtoi se Ankaraja zyrtare gjatë kësaj periudhe të vështirë nuk gjeti përkrahjen e pritur ndërkombëtare.

Duke e bërë të ditur se problemet e Karabakut në Azerbejxhan, me në krye atë të Ukrainës, duhen të zgjidhen në kuadër të tërësisë territoriale të vendeve në fjalë, Yildiz vuri theksin në nevojën për luftuar edhe kundër islamofobisë, e cila shënoi rritje në Evropë.



Lajme të ngjashme