Policia turke neutralizon 5 terroristë të dyshuar të DAESH-it në provincën Konya

Forcat turke të sigurisë neutralizuan të mërkurën 5 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DAESH gjatë një operacioni kundër një celule terroriste në provincën Konya, në pjesën qendrore të Turqisë...

769095
Policia turke neutralizon 5 terroristë të dyshuar të DAESH-it në provincën Konya

Forcat turke të sigurisë neutralizuan të mërkurën 5 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DAESH gjatë një operacioni kundër një celule terroriste në provincën Konya, në pjesën qendrore të Turqisë.

“Pesë terroristët, që nuk pranuan të dorëzohen dhe i bënë rezistencë forcave të sigurisë, u neutralizuan; ndërkohë që 4 policë u plagosën lehtë”, theksoi Prefekti i Konya-s në një komunikatë.

“Gjatë operacionit, që u zhvillua në agim, u sekuestruan gjithashtu 5 armë, një pistoletë dhe municione të shumta”, shtoi i njëjti burim.

Një bazë e NATO-s dhe qendra të tjera ushtarake turke ndodhen në këtë provincë.



Lajme të ngjashme