Jerkoviç: Erdoan mban premtimin që i bëri Alija Izzetbegoviçit

Drejtori i Arshivave të Bosnje-Hercegovinës, Prof. Dr. Adamir Jerkoviç tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka mbajtur fjalën që i ka dhënë të ndjerit Alija Izzetbegoviç se do të mbrojë Bosnje-Hercegovinën.

769324

Jerkoviç mori pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Ferri i Srebrenicës” në rrethin Ballëkesir (Balıkesir) të Turqisë me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, ekspozitë kjo me fotografitë e Arkivave të Federatës së Bosnje-Hercegovinës.

Në fjalinë e rastit Prof. Dr. Adamir Jerkoviç rikujtoi se Presidenti Erdoan e vizitoi Alija Izetbegoviçin në spitalin ku po kurohej kohët e fundit përpara se të ndërronte jetë.

Ai shpjegoi se ish presidenti i ndjerë i kërkoi Presidentit Erdoan ti premtojë një gjë.

“Izetbegoviç i tha Erdoanit: “Mbroje Bosnjën”. Bosnja është e vogël, por është vendi i njerëzve të mirë dhe për këtë kërkoi që Erdoani ta premtonte. Aktivitetet e sotme tregojnë se Erdoan e mbajti fjalën e dhënë. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan mban fjalën e dhënë” u shpreh Jerkoviç.  

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të vizitojnë ekspozitën e hapur në Muzeun e Arteve Moderne, Devrim Erbil që qytetin Ballëkesir.

Lajme të ngjashme