Erdogan: BE-ja i humbet kohë Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha një reportazh për shtëpinë mediatike angleze BBC.

Erdogan: BE-ja i humbet kohë Turqisë

Duke e bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) është duke e humbur kohës e Truqisë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Në qoftë se BE-ja thotë se nuk do ta pranojë anëtarësimin e Turqisë, atëherë ajo do të jetë më e lirë”.

Presidenti Erdogan u prononcua në interes të gazetarëve të shtëpisë mediatike angleze BBC.

Erdogan tha se Turqia është e aftë për të qëndruar mbi këmbët e saj, ndërsa shtoi se “Ne iu përmbajtëm premtimeve tona. Në qoftë se BE-ja në mënyrë të hapur thotë se ‘nuk do ta pranojmë Turqinë’, atëherë kjo do të jetë një lehtësim për ne. Atëherë do ti vëmë në veprim planin B dhe C”.

Presidenti bëri të ditur se gjatë periudhës fillestare në detyrën e Kryeministrit, Turqia në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian perceptohej si një vend që kaloi një revolucion të qetë dhe shtoi se “Tani Bashkimi Evropian jo vetëm që nuk na fton në samitin e liderëve, por në të njëjtën kohë i humbet kohë Turqisë. Sot situata qëndron kështu”.

Ai gjithashtu tha se shumica e qytetarëve turq “Nuk dëshirojnë të hyjnë në BE” dhe është i mendimit se kjo rrjedh nga “qëndrimi jo i sinqertë i BE-së ndaj Turqisë”.

Në reportazhin e tij, i cili do të transmetohet i plotë më 14 korrik në kanalin “BBC World News”, Presidentit Erdogan tha se “Krahas të gjitha këtyre ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për një kohë të shkurtë. Do të shohim se çfarë do të na sjell kjo”.



Lajme të ngjashme