Ushtria turke neutralizon 11 terroristë në periferitë e provincave Mardin dhe Hakkari

Të paktën 11 terroristë janë neutralizuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacioneve ajrore në zonat rurale të provincave Mardin dhe Hakkari...

Ushtria turke neutralizon 11 terroristë në periferitë e provincave Mardin dhe Hakkari

Të paktën 11 terroristë janë neutralizuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacioneve ajrore në zonat rurale të provincave Mardin dhe Hakkari.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke përmes një komunikate me shkrim, në periferitë e nënprefekturës Dargeçit të Mardinit u zbulua një grup anëtarësh të organizatës separatiste terroriste, në përgatitje për të ndërmarrë një sulm.

Menjëherë pas këtij informacioni të konfirmuar edhe nga skuadrat zbuluese në terren, Komanda e Forcave të Armatosura organizoi një operacion me avionë luftarakë duke neutralizuar 8 anëtarë të organizatës separatiste terroriste dhe asgjësuar 2 pozicione armësh të saj.

Nga ana tjetër, një operacion ajror kundër anëtarëve të organizatës separatiste terroriste, në përgatitje për sulm, u organizua edhe në zonat rurale të provincës Hakkari, ku u neutralizuan 3 terroristë dhe u shkatërrua me municione speciale një shpellë, e cila shfrytëzohej nga terroristët si strehimore dhe depo armësh.



Lajme të ngjashme