Myftyollu reagon ndaj pengesës që Austria i nxjerr Ministrit turk të Ekonomisë

Myftyollu bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me qëndrimin e Austrisë kundrejt vizitës së Ministrit turk të Ekonomisë në këtë vend me rastin e 15 Korrikut, Dita e Demokracisë dhe Unitetit kombëtar.

Myftyollu reagon ndaj pengesës që Austria i nxjerr Ministrit turk të Ekonomisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ambasadori Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) në lidhje me pengimin nga ana e Austrisë të vizitës që Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbexhi (Nihat Zeybekci) planifikon të zhvillojë në Vijenë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e përvjetorit të 15 korrikut, u shpreh me fjalët: “Pengesa ndaj vizitës së planifikuar të Ministrit tonë të Ekonomisë, nxjerr në shesh se Austria nuk është e sinqertë në qasjen e mbrojtjes së vlerave demokratike”.

Myftyollu bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me qëndrimin e Austrisë kundrejt vizitës së Ministrit turk të Ekonomisë në këtë vend me rastin e 15 Korrikut, Dita e Demokracisë dhe Unitetit kombëtar.

“Pengesa ndaj vizitës së Ministrit të Ekonomisë për të marrë pjesë në aktivitetin që zhvillohet për të përkujtuar veteranët dhe dëshmorët që dhanë jetën për të mbrojtur demokracinë, gjatë tentativës së dështuar tradhtare të grusht shtetit, tregon se Austria nuk është e sinqertë në qasjen e mbrojtjes së vlerave demokratike” shkruan Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ambasadori Hysejin Myftyollu.  



Lajme të ngjashme