Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan për gjenocidin e Sebrenicës: Të ndëshkohen të gjithë ata që mbyllën sytë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se përkujton me dhimbje 22-vjetorin e gjenocidit të Sebrenicës dhe në mënyrë që një ngjarje e tillë çnjerëzore të mos përsëritet më, duhet që të gjithë ata që kanë neglizhuar gjenocidit të marrin dënimin e merituar.

Erdoan për gjenocidin e Sebrenicës: Të ndëshkohen të gjithë ata që mbyllën sytë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se përkujton me dhimbje 22-vjetorin e gjenocidit të Sebrenicës dhe në mënyrë që një ngjarje e tillë çnjerëzore të mos përsëritet më, duhet që të gjithë ata që kanë neglizhuar gjenocidit të marrin dënimin e merituar.  

“11 korrik 1995. Ky është përvjetori i 22-të i gjenocidit në Srebrenicë, i cili është kryer përpara syve të ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së OKB-së, në një vend ku OKB e kishte shpallur si ‘zonë të sigurt’. Ne e kujtojmë me pikëllim dhe vuajtje të madhe përvjetorin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicës”.

“Gjenocidi i Srebrenicës do t'i ndjek nga pas ata të cilët kanë masakruar 8.372 të pafajshëm duke mos dalluar gra e burra, të rinj e pleq, si dhe frikacakët të cilët civilët që ishin strehuar tek ata, ia dorëzuan vrasësve me duar të përgjakura, duke i shkelur vlerat themelore njerëzore”, tha Erdoan.

Ai tha se nuk duhet lejuar asnjëherë përpjekjet për të harruar, nënvlerësuar apo mohuar gjenocidin.

“Përkundër të gjitha vuajtjeve të përjetuara në të kaluarën nga populli i Bosnjë e Hercegovinës, siç janë padrejtësitë dhe joligjshmëritë, përpjekja e tij e devotshme për të jetuar së bashku me fqinjët e tyre në paqe dhe qetësi është e admirueshme. Ne mendojmë se mbrojtja e strukturës së pasur kulturore dhe etnike të Bosnjë e Hercegovinës është përgjigjja më e mirë e dhënë ndaj atyre që përpiqen të vënë hije në paqen e këtij vendi. Ne besojmë se rruga për ta shikuar të ardhmen me shpresë kalon nga mos harresa e dhimbjeve të përjetuara, po aq edhe nga inkurajimi për besim, miqësi dhe bashkëpunim”, tha Erdoan.

Presidenti Erdoan ftoi bashkësinë ndërkombëtare që ta mbështesin pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës me hapa konkretë si dhe t’i lehtësojnë përpjekjet e vendit në bashkimin me institucionet evropiane dhe euro-atlantike.

Edhe Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu)  në mesazhin e postuar në median sociale për 22-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës theksoi se nuk do të harrojnë boshnjakët që humbën jetën dhe përdori shprehjen “Gjenocidi i harruar, përsëritet...”.

“Përkujtojmë me rrahmet vëllezërit tanë që humbën jetën në gjenocidin e përjetuar 22 vjet më parë” shkroi Çavushollu në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme