Arrihet marrëveshja financiare e “Rrjedhës Turke” me palën ruse

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Naftësjellëse të Turqisë (BOTAS), Burhan Ëzxhan (Burhan Özcan) bëri të ditur se në lidhje me financimin e palës turke të projektit gjigand “Rrjedha Turke” kanë siguruar një marrëveshje me kompaninë ruse Gazprom.

Arrihet marrëveshja financiare e “Rrjedhës Turke” me palën ruse

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Naftësjellëse të Turqisë (BOTAS), Burhan Ëzxhan (Burhan Özcan) bëri të ditur se në lidhje me financimin e palës turke të projektit gjigand “Rrjedha Turke” kanë siguruar një marrëveshje me kompaninë ruse të energjisë, Gazprom.

Në një reportazh të dhënë për Agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, Ëzxhan bëri të ditur se do të deklarojnë shifrat në lidhje me përqindjet e marrëveshjes ndërkohë që shtoi se procesi për marrjen e lejes së linjës së dytë të “rrjedhës Turke” vazhdon në mënyrë pozitive dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë.

Ai theksoi se me shumë mundësi dalja e “Rrjedhës Turke” nga Turqia do të jetë Këjëkëj (Kıyıköy) në rrethin e Trakjas dhe ndërkaq vazhdojnë punimet në det dhe tokë.

Rusia i shet gaz natyror Evropës nëpërmjet Ukrainës dhe pas problemeve të përjetuara me këtë vend në vitin 2014, hyri në kërkimet e një rruge alternative dhe u soll në rend të ditës projekti i “Rrjedhës Turke”.

Kjo linjë gazsjellëse parashikon që gazi natyror rus duke kaluar nën Detin e Zi të vijë në tokat turke dhe që këtu të kalojë në Evropë nëpërmjet Greqisë.

Marrëveshja ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” është firmosur në tetor të vitit të kaluar (2016) në Stamboll. Në kuadër të projektit planifikohet ndërtimi i dy tubacioneve me kapacitet secili 15,75 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Parashikohet që tubacioni i parë të furnizojë Turqinë, ndërsa i dyti Evropën, në rast se do të merren garancinë e nevojshme.



Lajme të ngjashme