Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zeybekçi: Nuk kemi kërkuar leje nga Austria për pjesëmarrje në ceremoninë e 15 korrikut

Ministria në fjalë bëri një deklaratë në lidhje me pretendimet se Austria ka ndaluar hyrjen e ministrit Nihat Zeybekçi.

Zeybekçi: Nuk kemi kërkuar leje nga Austria për pjesëmarrje në ceremoninë e 15 korrikut

Ministria turke e Ekonomisë bëri të ditur se nga Austria nuk kanë kërkuar leje për organizimin e aktiviteteve me rastin e përvjetorit të parë të tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO më 15 korrik.

Ministria në fjalë bëri një deklaratë në lidhje me pretendimet se Austria ka ndaluar hyrjen e ministrit Nihat Zeybekçi për të marr pjesë në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të parë të tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Në deklaratë, ku vihet theksi se ministri Zeybekçi apo Ministria nuk kanë bërë ndonjë kërkesë pranë Austrisë për pjesëmarrje në ndonjë aktivitet me rastin e 15 korrikut, në mes tjerash u tha: “Krahas programit për takim në një të ardhme të afërt të ministrit Nihat Zeybekçi me ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Ekonomisë të Austrisë me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, autoriteteve austriake nuk u është bërë ndonjë kërkesë tjetër. Ndërsa sipas rregullave më të thjeshta të mirësjelljes kjo nuk na shkon në mendje pasi që do mund të paraqiste problem në qoftë se bëhet ndonjë kërkesë reciproke për takim. Në anën tjetër në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë që ministri ynë të kërkoj leje për tu takuar me qytetarët tanë në Austri apo në ndonjë vend tjetër të botës”.



Lajme të ngjashme