Lajm i hidhur nga Hataji- 2 policë bien dëshmorë, 1 mbetet i plagosur

2 policë ranë dëshmorë dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e sulmit të armatosur të organizatës separatiste terroriste PKK në një pikë kontrolli policore në rrethin Hataj (Hatay).

Prefekti i Hatajit, Erdal Ata në lidhje me sulmin terrorist, tha: “Sulmi është kryer nga organizata terroriste PKK. Kërkimet dhe hetimet vazhdojnë ende. Për kapjen e terroristëve të arratisur edhe forcat e policisë edhe njësitë e Xhandarmërisë vazhdojnë operacionet fushore”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se vazhdon kurimi i policit të plagosur dhe nuk është në gjendje rreziku për vdekje.

Në rajon janë dërguar shumë forca speciale dhe ekipe policie.

Lajme të ngjashme