Yildirim për Konferencën e Qipros: Pala turke bëri më të mirën e mundshme

“Delegacioni i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) bëri më të mirën e mundshme duke u përpjekur të jetë konstruktiv që në fillim të bisedimeve”, tha të premten në Ankara Kryeministri Jëlldërëm lidhur me përfundimin e negociatave të Qipros.

Yildirim për Konferencën e Qipros: Pala turke bëri më të mirën e mundshme

Lidhur me përfundimin pa rezultat të negociatave të Qipros, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha: “Delegacioni i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)bëri më të mirën e mundshme, duke u përpjekur të jetë konstruktiv që nga fillimi deri në fund të bisedimeve”.

Në deklaratën që bëri në Ankara pas daljes nga namazi i ditës së premte, Kryeministri Jëlldërëm tha: “sinqeriteti i delegacionit turk u konstatua edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB), edhe nga Bashkimi Evropian (BE), por pala grekoqipriote nuk shfaqi një qëndrim konstruktiv.

“Turqia do ti përdorë deri në fund të gjitha të drejtat që i njeh asaj ligji ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtën e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), të vëllezërve tanë që jetojnë atje. Ne do të vazhdojmë të mbetemi konstruktivë sa herë që Kombet e Bashkuara (OKB), apo organizma të tjerë ndërkombëtarë do të shprehin dëshirën për një zgjidhje të qëndrueshme, të drejtë dhe që ka për bazë ndarjen e barabartë”, shtoi shefi i qeverisë së Ankarasë.



Lajme të ngjashme