Yildirim dhe Hahn realizojnë takim prapa dyerve të mbyllura

Kryeministri Binali Yildirim priti në takim anëtarin e Komisionit Evropian, Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn.

Yildirim dhe Hahn realizojnë takim prapa dyerve të mbyllura

Kryeministri Binali Yildirim priti në takim anëtarin e Komisionit Evropian, Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn.

Takimi i realizuar prapa dyerve të mbyllura në selinë e Kryeministrisë zgjati 1 orë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik.

Johannes Hahn dhe ministri Omer Çelik më herët kanë zhvilluar një takim.

 

Ministri Çelik para takimit kishte deklaruar se propozimi i BE-së që “në vend të negociatave të anëtarësimit të ketë bashkëpunim të fortë në fushat tjera si të luftës kundër terrorit ose emigrimit” nuk janë propozime të shëndosha.

Ndërkaq Hahn duke prekur në marrëdhëniet e Turqisë me BE-në ka thënë: “Turqia për BE-në është një partner strategjik kyç. Kjo vlen edhe për Turqinë. Për këtë arsye për ne do të jetë shumë e dobishme ti forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe. Pra, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi jonë ka rëndësi të veçantë në shumë aspekte edhe nga ai i marrëdhënieve dypalëshe edhe nga ato rajonale në të cilat ballafaqohemi me shumë sfida”.



Lajme të ngjashme