Turqia dënoi ashpër masakrën e turkmenëve nga ana e DAESH-it në Telafer të Irakut

Organizata terroriste DAESH masakroi 200 turkmenë të Irakut të ikur nga fshatrat përreth Telaferit.

765768
Turqia dënoi ashpër masakrën e turkmenëve nga ana e DAESH-it në Telafer të Irakut

Turqia dënoi ashpër aktin barbar të ekzekutimit të 200 turkmenëve nga ana e DAESH-it në nënprefekturën Telafer të Irakut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ambasadori Huseyin Muftuoglu në prononcimin e tij tha se “Ndajmë dhimbjen me bashkëkombësit tanë turkmen, ndërsa kërkojmë mëshirë prej Perëndisë për viktimat e kësaj masakre”.

Organizata terroriste DAESH masakroi një numër të madh të turkmenëve të cilët u larguan nga fshatrat përreth Telaferit.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme vuri theksin në ndërmarrjen sa më parë të operacionit të planifikuar nga forcat irakiane të sigurisë ndaj Telaferit, duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e kujdesit maksimal që duhet treguar në ruajtjen e strukturës etnike të qytetit.



Lajme të ngjashme