Turqi – 12 terroristë të PKK janë neutralizuar në 24 orët e fundit

Njoftohet se shtatë terroristë të PKK-së janë vrarë të enjten gjatë një operacioni antiterrorist në krahinën verilindore Kars të Turqisë.

Turqi – 12 terroristë të PKK janë neutralizuar në 24 orët e fundit

Vazhdojnë operacionet brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Në zonën malore të nënprefekturës Kagizman të Karsit u identifikua një grup terroristësh.

Herët në mëngjes në zonë u ndërmor një operacion, kur u neutralizuan 5 terroristë, ndërsa 2 të tjerë të plagosur tentuan të arratisen. 

Forcat e sigurisë i gjurmuan terroristët e plagosur dhe i neutralizuan.

Gjatë operacioneve ajrore u asgjësuan strehime dhe pozicione zjarri të terroristëve.

Muajin e kaluar në një operacion tjetër që ishte kryer në të njëjtin rajon ishin neutralizuar 8 terroristë.

Forcat e sigurisë gjetën të vdekur një terrorist edhe në zonën Shenyayla (Şenyayla) të provincës Mush (Muş).

Operacionet antiterror në zonë vazhdojnë ende.

Gjatë kontrollit të terrenit në zonë malore të Siirtit u zbuluan 3 shpella që përdoreshin nga terroristët. Në këto shpella u sekuestruan 1 raketahedhës i tipit RPG-7, 9 predha RPG, 4 automatikë kallashnikov, 7 granata dore, 1 mijë e 500 fishekë për armë këmbësorie si dhe materiale që përdoren në përgatitjen e eksplozivëve artizanalë.

Shpellat u shkatërruan nga forcat e sigurisë.

Kurse në nënprefekturën Shemdinli (Şemdinli) të Hakarit tek forcat e sigurisë është dorëzuar një terrorist.

Operacion ajror është kryer edhe në zonën Sinat-Haftanin në veri të Irakut. Në këtë operacion u neutralizuan 4 terroristë që ishin duke bërë përgatitjet për të kaluar në veprim si dhe u asgjësuan 3 pozicione të terroristëve.



Lajme të ngjashme