Presidenti i Indonezisë viziton Turqinë

Gjatë vizitës së Presidentit Joko Widodo do të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë mes dy vendeve.

Presidenti i Indonezisë viziton Turqinë

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi si i ftuari i Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Widodo në aeroportin Esenboga të Ankara u prit nga Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Presidenti mysafir u prit me ceremoni zyrtare nga ana e Presidentit Erdogan.

Të dy liderët zhvilluan takime kokë më kokë dhe filluan takimin mes delegacioneve.

Në këtë takim do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se kjo vizitë do të kontribuoj në zhvillimin e partneritetit strategjik dhe do të forcoj lidhjet vëllazërore mes popujve të dy vendeve.

Parashikohet që në këtë takim të bisedohet edhe në lidhje me marrëveshje të tregtisë së lirë ose për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit ekonomik.

Presidenti Erdogan më datat 30 korrik-1 gusht 2015 ka realizuar një vizitë zyrtare në Indonezi.



Lajme të ngjashme