Çavusoglu vazhdon kontaktet në Crans-Montana

Pas mbledhjes së pesëshes të mbajtur në kuadër të konferecës së Qipros, Çavusoglu u takua me këshilltarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Espen Barth Eide.

764134
Çavusoglu vazhdon kontaktet në Crans-Montana

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i cili kryeson me delegacionin turk në konferencën e Qipros që organizohet në qytezën Crans-Montana të Zvicrës, vazhdon me kontaktet e tij dypalëshe.

Ministri Çavusoglu zhvilloi biseda telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe homologun e tij anglez, Boris Johnson.

Gjatë këtyre bisedimeve iu bë një vlerësim situatës së fundit në konferencën e Qipros.

Pas mbledhjes së pesëshes, Çavusoglu u takua me këshilltarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjen e Qipros, Espen Barth Eide.

Pas takimit ministri Çavusoglu u largua nga Qendra e Kongreseve ku po mbahet mbledhja.

Eide gjithashtu pati takime edhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias dhe me përfaqësuesit e delegacioneve negociuese të Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe delegacionit greko-qipriot.

Më pas Eide mbajti një mbledhje treshe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe liderit të greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis.

Në seancën e djeshme të mbledhjes të mbajtur në mëngjes, Turqi, Greqia dhe Anglia tre vendet garantuese, Kombeve të Bashkuara i paraqitën paketat e tyre me propozime për temën e “Sigurisë dhe Garanci”.

Pas vendeve garantuese edhe palët turke dhe greke të Qipros i dorëzuan OKB-së paketat e tyre me propozime për të gjitha çështjet e negociuara.

Ndërkaq Kombet e Bashkuara i dorëzuan palëve në zarf të mbyllur kopjet e 5 propozimeve të bëra.



Lajme të ngjashme