Biseda Erdoan-May, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Biseda Erdoan-May, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të çështjeve rajonale, u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me ecurinë e Konferencës së Qipros.

Erdoan dhe May theksuan rëndësinë e tejkalimit të ngërçit të negociatave të Qipros dhe arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse për të dyja palët.

Dy liderë konfirmuan vendosmërinë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe duke filluar nga industria e mbrojtjes dhe bënë të ditur se do të përforcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën e çfarëdolloj terrori.

Të njëjtat burime bënë të ditur se Erdoan dhe May u shprehën se mund të bisedojnë në Samitin e G20 që do të zhvillohet në 7-8 korrik në Hamburg të Gjermanisë.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, May me rastin e kësaj bisede i shprehu ngushëllimet Presidentit Erdoan dhe dënoi atentatet e organizatës terroriste të ditëve të fundit që kishin në shënjestër zëvendëskryetarët e rretheve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK.



Lajme të ngjashme