Erdoan pret në takim ministrin e mbrojtjes së Rusisë para mbledhjes së Asatanas për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pret sot në takim Ministrin e Mbrojtjes së Federatës së Rusisë, Sergej Shojgu.

Në bisedën telefonike të zhvilluar ndërmjet Presidentit Erdoan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në datën 30 qershor u bisedua në lidhje me pikën e arritur në krizën e Sirisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini, Putin dhe Erdoan shqyrtuan temat themelore për zgjidhjen e krizës së Sirisë në kuadër të negociatave të 5-ta të Astanas që do të zhvillohen në datën 4-5 korrik me ndërmjetësimin e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Kurse burimet e Presidencës së Turqisë kishin bërë të ditur se Erdoan dhe Putin kishin rënë dakord për një takim dypalësh në Samitin e G20 që do të zhvillohet në qytetin Hamburg të Gjermanisë në datat 7-8 korrik.

Lajme të ngjashme