Sulm në Lixhe të Dijarbakërit, vritet nënkryetari i degës së Partisë AK

Zëvendëskryetari i Nënprefekturës Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Orhan Merxhan (Orhan Mercan) humbi jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

Sulm në Lixhe të Dijarbakërit, vritet nënkryetari i degës së Partisë AK

Zëvendëskryetari i Nënprefekturës Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) i Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Orhan Merxhan (Orhan Mercan) humbi jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

Sipas informacioneve të marra, ndaj Merxhanit u hap zjarr përpara shtëpisë së tij në lagjen Mulla të nënprefekturës Lixhe.

Bëhet e ditur se sulmuesit u arratisën menjëherë pas ngjarjes.

Orhan Merxhan pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të mjekëve humbi jetën në spitalin ku u mor në kurim.

Ekipet e policisë qëndrojnë mbi mundësinë që sulmi të jetë kryer nga ana e terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Merxhan që ishte i martuar dhe babai i katër fëmijëve ishte kërcënuar edhe herë të tjera nga PKK me qëllim që të braktiste detyrën e tij nga Partia AK.

Nga ana tjetër Kryetari i Rrethit të Dijarbakërit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Muhammed Akar tha se sipas informacioneve që iu dhanë atyre, ky ishte një sulm terrorist.

Sipas përcaktimeve të para, në hetimin e filluar menjëherë pas sulmit, janë ndaluar 11 persona të dyshuar për përfshirje në sulm.



Lajme të ngjashme