Linjat Ajrore Turke fillojnë fluturimet direkt nga Kuvajti në Milas-Bodrum

Linjat Ajrore Turke (THY) filluan fluturimet me pagesë të planifikuara për sezonin veror direkt ndërmjet Kuvajtit dhe aeroportit të qytetit bregdetar të Mulla-s (Muğla), Milas-Bodrum.

Linjat Ajrore Turke fillojnë fluturimet direkt nga Kuvajti në Milas-Bodrum

Linjat Ajrore Turke (THY) filluan fluturimet me pagesë të planifikuara për sezonin veror direkt ndërmjet Kuvajtit dhe qytetit bregdetar të Mulla-s (Muğla), Milas-Bodrum.

Fluturimet që kanë për qëllim krijimin e një alternative që trafikun e ngjeshur në Kuvajt filluan me udhëtimin e parë të avionit të THY me 169 pasagjerë në bord.

Drejtori i Zyrës së Shitjes në Bodrum të Linjave Ajrore Turke, Turan Jardëmxhë (Turan Yardımcı) tha se këto fluturime bëhen për të prezantuar alternativën më të përshtatshme për pasagjerët.

Ai bëri të ditur se me fluturimet që do të realizohen një herë në javë pritet që në Mulla të vijnë 3 mijë pasagjerë.

Avionët e linjës së re të THY-së do të ngrihen çdo të premte nga Aeroporti i Kuvajtit në orën 22.25 dhe çdo të shtunë nga Aeroporti Milas-Bodrum në orën 01-15.

Fluturimet do të vazhdojnë deri në datën 7 tetor.  



Lajme të ngjashme