Çavushollu zhvillon takime të rëndësishme në Zvicër

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Konferenca e Crans-Montana është shansi i fundit për zgjidhjen e problemit të Qipros

Çavushollu zhvillon takime të rëndësishme në Zvicër

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Konferenca e Crans-Montana është shansi i fundit për zgjidhjen e problemit të Qipros.

Ministri i Jashtëm turk tha: “Kjo është një konferencë finale dhe këtu duhet arritur një rezultat”.

Në kuadër të negociatave për gjetjen e zgjidhjes së problemit të Qipros që zhvillohen në qytezën Crans-Montana të Zvicrës, Çavushollu takime dypalëshe.

Së pari Ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe më pas me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı).

Në takime u shqyrtuan hapat e nevojshme për përparimin e negociatave.

Ministri i Jashtëm, në deklaratën e bërë pas takimeve dypalëshe, tha se në konferencë delegacionet e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut kanë vepruar në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive.

Ndërsa pyetjes së gazetarit grek se përse refuzoi takimin me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, Çavushollu iu përgjigj duke treguar reagim me fjalët: “Nuk e refuzova. Vetëm nuk mundëm të koordinojmë kohën”.  

 



Lajme të ngjashme