Yildirim: Evropa nxjerr çdo vështirësi për të na mbajtur jashtë BE-së

Duke folur në forumin e Biznesit Turqi-Hungari, Kryeministri Binali Jëlldërëm tha se Bashkimi Evropian (BE) vazhdon ti nxjerrë Turqisë të gjitha vështirësitë e mundshme.

Yildirim: Evropa nxjerr çdo vështirësi për të na mbajtur jashtë BE-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Bashkimi Evropian (BE) vazhdon ti nxjerrë Turqisë të gjitha vështirësitë e mundshme.

"Turqia është i vetmi vend që vazhdon negociatat për anëtarësim të plotë me Bashkimin Evropian (BE) dhe nuk e ka siguruar ende liberalizimin e vizave. Unë mendoj se ky është turpi i BE-së, i cili i heq vizat madje edhe për vendet që nuk i kanë nisur ende negociatat. Evropa vazhdon ti nxjerrë përpara të gjitha vështirësitë e mundshme Turqisë, vend që ka më shumë se 40 vite që zhvillon negociatat me BE-në për anëtarësim me të drejta të plota”, -tha Kryeministri Yıldırım në fjalën drejtuar Forumit të Biznesit Turqi-Hungari, organizuar në Ankara dhe ku mori pjesë bashkë me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

"Me pozicionin që ka Turqia është një vend që garanton jo vetëm sigurinë e Ballkanit, por në një farë kuptimi edhe sigurinë e Bashkimit Evropian", shtoi Jëlldërëm.

"Në qoftë se është bërë e mundur që lufta dhe trazirat, sidomos ato në Lindje të Mesme, nuk kanë kërcyer dhe nuk janë përhapur në Evropë, arsyeja më e rëndësishme e kësaj është se Turqia i kontrollon këto ngjarje në rajon dhe ka ndaluar dyndjen e refugjatëve. Por nuk mund të thuhet që miqtë tanë evropianë e kanë vlerësuar shumë mirë këtë gjë”, theksoi Kryeministri Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme