Turqi - 60 terroristë të neutralizuar është bilanci javor i operacioneve antiterror

Sipas informimit javor të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në operacionet që janë kryer javën e fundit janë neutralizuar 60 terroristë dhe është sekuestruar një sasi e madhe armatim, municioni dhe malli kontrabandë.

Turqi - 60 terroristë të neutralizuar është bilanci javor i operacioneve antiterror

Në operacionet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjatë javës së fundit janë neutralizuar 60 terroristë.

Përmes informimit javor Shtabi i Përgjithshëm bën të ditur se në datat 22-29 qershor janë kryer operacione antiterror në zonat Bejtushebap Bestler-Dereler (Beytüşşebap) të Shërnakut (Şırnak), në Malet Xhudi (Cudi), në qytezat Jyksekova (Yüksekova) dhe Çukurxha (Çukurca) të Hakarit (Hakkari), në Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır), në Genç të Bingëlyt (Bingöl), në Arëxhëk (Arıcık) të Ellazësë (Elazığ) dhe Pervari të Sirtit (Siirt).

Në këto operacione janë neutralizuar 60 terroristë, në mesin e të cilëve u kap i plagosur edhe Behnam Sadiki, me shtetësi iraniane dhe përgjegjës për zonën Herekol, pjesë e të ashtuquajturit fronti “Botan Herekol”, dhe i cili bënte pjesë në stafin drejtues të organizatës dhe njihej me pseudonimin Sinan Rojhilat.

Gjatë operacioneve janë shkatërruar 8 vendstrehime, bunkerë dhe depo që përdoreshin nga terroristët si dhe 17 eksplozivë artizanalë. Është sekuestruar gjithashtu një sasi e madhe armatimi dhe municioni.

Ndër materialet e tjera që u konfiskuan ishin edhe 1 000 rrënjë bimë narkotike të llojit “kanabis”, 47 mijë e 600 paketa me cigare kontrabandë.

Kurse gjatë kontrollit të kufirit janë kapur 4 mijë e 274 persona që tentuan të kalonin kufirin me rrugë të jashtëligjshme.

Në operacionet e javës së fundit kanë rënë dëshmorë 9 ushtarë dhe janë plagosur 8 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme