Ministri i Jashtëm kataras falënderon Turqinë për përkrahjen ndaj vendit të tij

"Katari është mirënjohës dhe falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e dhënë", deklaroi ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman al-Thani...

Ministri i Jashtëm kataras falënderon Turqinë për përkrahjen ndaj vendit të tij

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, falënderoi Turqinë për përkrahjen e dhënë vendit të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në panelin “Zgjidhja e problemit të Gjirit” të organizuar në kryeqytetin Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Al-Thani i bëri një vlerësim krizës që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Al-Thani tha se Turqia jep përkrahje të madhe Katarit përballë rrethimit, ndërsa shtoi se “Turqia dha përkrahje të madhe në zinxhirin e furnizimit të Katarit. Ne jemi mirënjohës dhe falënderojmë për këtë përkrahje”.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet e Turqisë me Katarin nuk nënkupton zhvlerësimin e marrëdhënieve me vendet tjera të Gjirit, Al-Thani theksoi se Ankaraja zyrtare i bëri thirrje të gjitha palëve për dialog.

Ministri Al-Thani shtoi se Katari nuk do të heq dorë nga të drejtat e tij sovrane, ndërsa vijoi duke thënë se kriza duhet të marr fund me një zgjidhje politike.

“Ky rrethim është sulm i hapur ndaj të drejtave sovrane të një vendi dhe paraqet shkelje serioze të të drejtave ndërkombëtare”, deklaroi Al-Thani.

Ai shtoi se akuzat e bëra ndaj Katarit janë të pabaza dhe vijoi me këto fjalë: “Për sa kohë që nuk shkelet pavarësia dhe sovraniteti ynë kombëtar ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë me fqinjët tanë”.

Ndërkaq në lidhje me listën e kërkesave që përbëhet prej 13 pikëve të paraqitur si ultimatum nga ana e 4 vendeve arabe me në krye Arabinë Saudite, Al-Thani tha se këto kërkesa nuk i vlerëson si reale.

Ministri Al-Thani bëri të ditur se Katari është pjesë e shoqërisë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se izolimi është opsion i parashtruar para tyre dhe se këtë nuk do ta pranojnë.

Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kërcënojnë me shtimin e sanksioneve në qoftë se Katari nuk i plotëson kushtet e ultimatumit.

Këto 4 vende në deklaratën e bërë më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin, mbylljen e hapësirave ajrore të tyre për këtë vend dhe kishin kërkuar largimin brenda 48 orëve të diplomatëve kataras nga vendet e tyre. Më pas edhe disa vende tjera iu bashkëngjitën këtij rrethimi diplomatik të Katarit.



Lajme të ngjashme