Lufta kundër piraterisë detare i besohet Turqisë

Turqia ka marrë në dorëzim nga Japonia misionin kundër hajdutërisë detare në Gjirin e Adenit, ujërat territoriale të Somalisë dhe Oqeanit Indian.

Lufta kundër piraterisë detare i besohet Turqisë

Turqia ka marrë në dorëzim nga Japonia misionin për të luftuar me hajdutërinë detare.

Sipas një deklarate të Komandës së Forcave Detare, Turqia mori nga Japonia komandën e Task Forcës së Kombinuar-151, e cila është krijuar më 1 janar 2009 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për të luftuar piraterinë detare në Gjirin e Adenit, ujërat e Somalisë dhe Oqeanin Indian.

Në këtë kontekst, Task Forca e Kombinuar-151 deri më 26 tetor do të komandohet nga Kundëradmirali Emre Sezenler, i caktuar në këtë detyrë nga Komanda e Forcave Detare të Turqisë.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt të enjten në Shtabin e Forcave të Kombinuara Detare në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama.

Nga flota turke në Shtabin e Task Forcës së Kombinuar-151 janë me detyrë 8 oficerë dhe 3 nënoficerë. Personeli tjetër në këtë forcë shumëkombëshe është nga Australia, Japonia, Republika e Koresë, Pakistani, Arabia Saudite dhe Bahrejni.

Operacioni zhvillohet në Gjirin e Adenit, ujërat territoriale të Somalisë si dhe në Oqeanin Indian e zonat përreth. Turqia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Pakistani marrin pjesë aktive me anijet e tyre në këtë mision ndërkombëtar në det, të mbështetur edhe nga anijet amerikane dhe australiane.



Lajme të ngjashme