Turqia reagon ndaj deklaratave të Martin Schulz për Erdoganin

Turqia ka bërë të ditur se deklaratat e politikanëve gjermanë në lidhje me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) janë të papranueshme dhe për të ardhur keq.

761522
Turqia reagon ndaj deklaratave të Martin Schulz për Erdoganin

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar një komunikatë me shkrim, ku përmend kërkesën e autoriteteve zyrtare, sipas të cilës Presidentit Erdoan i është kërkuar t’u drejtohet zyrtarisht autoriteteve për të mbajtur një fjalim para qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani, ku ai do të shkojë për të marrë pjesë në samitin e G20-s, që do të mbahet në datat 7-8 korrik në qytetin Hamburg.

"Në kontekstin e vizitës që Presidenti ynë do të zhvillojë në Hamburg me rastin e samitit të G20-s, është për të ardhur keq kur nga njëra anë shikon autoritetet gjermane të kërkojnë “bërjen e aplikimit zyrtar për ambientin, ku do të zhvillohet tubimi me qytetarët”, kurse ana tjetër në deklaratat e disa politikanëve gjermanë shikon komente të papranueshme, që me sa kuptohet bazohen në llogaritë e tyre për konsum të brendshëm”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Në veçanti, qasja e një personi (Martin Schulz), i cili ka qenë President i Parlamentit Evropian (PE) dhe kandidati për kryeministër i Partisë Social-Demokratike (SPD), për të kufizuar lirinë e tubimit dhe të shprehjes, ka zbuluar fytyrën e vërtetë të mentalitetit me të cilin ne përballemi sot dhe ka vërtetuar edhe një herë tjetër standardin e dyfishtë të atyre që përpiqen t’u japin leksione të tjerëve. Ne i dënojmë me forcë dhe i refuzojmë deklaratat e papranueshme të këtij personi ndaj Presidentit tonë, përfundon komunikata.



Lajme të ngjashme