Kurtullmush: Kundërpërgjigje e menjëhershme ndaj cenuesve të Turqisë

Kurtullmush tha se çdo lloj zjarri provokues që do të hapet nga fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD/YPG, nga rajoni Afrin i Sirisë në drejtim të Turqisë, do të gjejë kundërpërgjigje të menjëhershme.

Kurtullmush: Kundërpërgjigje e menjëhershme ndaj cenuesve të Turqisë

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se çdo lloj zjarri provokues që do të hapet nga fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD/YPG, nga rajoni Afrin i Sirisë në drejtim të Turqisë, do të gjejë kundërpërgjigje të menjëhershme.

Kurtullmush iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Aeroportin e Adijamanit (Adıyaman) dhe theksoi se Turqia ka qenë e qartë që në fillim në lidhje me qëndrimin e saj ndaj strukturave terroriste në veri të Sirisë. Turqia është për tërësinë territoriale të Sirisë- tha zëvendëskryeministri.

Ai tha se reagojnë ndaj çdolloj mundësie politike që mund të cenojë tërësinë territoriale të Sirisë dhe shtoi: “Gjithashtu ne bëjmë të ditur që në fillim se gjatë luftës së ndërkombëtarëve me organizatat terroriste, vendosja e një organizate terroriste tjetër në vend të atyre që janë pastruar nga rajoni, ku ka qenë DAESH-i për shembull, në asnjë lloj mënyre nuk mund të sjellë dobi për Sirinë dhe nuk mund të japë as kontributin më të vogël për sigurimin e paqes në këtë vend. Por për fat të keq, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa aleatë tanë, me qëndrime jo të qarta deri tani në lidhje me çështjen YPG/PYD e kanë sjellë çështjen e Sirisë deri në një pikë të përcaktuar. Sot ata shprehen edhe vetë se zgjedhja e YPG/PYD nuk është një hap strategjik për ta por i kanë ‘duart e lidhura’ ndaj një qëndrimi të tillë, por për ne YPG/PYD nuk është një strukturë e ndryshme nga organizata separatiste terroriste PKK”.     

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush theksoi se janë shprehur qartë që çdo lloj ndihme ushtarake dhe armë, madje çdo ndihmë politike, që do ti jepet organizatës terroriste YPG/PDY, është një ndihmë e dhënë drejtpërsëdrejti organizatës separatiste terroriste PKK.

Ai nënvizoi se edhe nga aspekti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo nuk është një rrugë e vazhdueshme dhe shtoi: “Si nga aspekti i aleancës tonë në NATO ashtu edhe nga aspekti i aleancës tonë strategjike ndaj organizatave terroriste në rajon, Turqia e ka shprehur edhe një herë në mënyrë të qartë se duhen të merren me patjetër në konsideratë ndjeshmëritë e saj në lidhje me PYD/YPG. Përveç kësaj, çdo lloj zjarri provokues që do të hapet nga fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD/YPG, nga rajoni Afrin i Sirisë në drejtim të Turqisë, do të gjejë kundërpërgjigje të menjëhershme në kuadër të rregullave të angazhimit. Turqia nuk do të qëndrojë kurrë indiferente ndaj veprimtarive terroriste të bëra ndaj vendit të saj nga grupet terroriste përtej kufirit. Për ne nuk ka asnjë ndryshim nëse bëhet fjalë për DAESH-in, PYD/YPG apo ndonjë organizatë tjetër terroriste. Si rrjedhojë lëvizjet e organizatave terroriste atje, në të njëjtën kohë i shohim si një pjesë e sigurisë kombëtare dhe sigurisë së kufirit tonë” u shpreh Kurtullmush.



Lajme të ngjashme