Kalin: Deklaratat gjermane për Erdogan, treguesi më konkret i standardeve të dyfishta në Evropë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi pasditen e së enjtes se prononcimet e politikanëve gjermanë në lidhje me Presidentin Recep Tayyip Erdogan janë treguesi më konkret i standardeve të dyfishta që mbretërojnë në Evropë...

Kalin: Deklaratat gjermane për Erdogan, treguesi më konkret i standardeve të dyfishta në Evropë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi pasditen e së enjtes se prononcimet e politikanëve gjermanë në lidhje me Presidentin Recep Tayyip Erdogan janë treguesi më konkret i standardeve të dyfishta që mbretërojnë në Evropë.

Me anë të një komunikate me shkrim, Ibrahim Kalin theksoi gjithashtu se deklaratat provokative dhe qëllimkëqija të disa politikanëve gjermanë përpara vizitës, që Presidenti Erdogan do të realizojë në qytetin Hamburg të Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-s, janë krejtësisht të papranueshme.

“Përpjekjet e atyre, që tentojnë në çdo rast t'i japin Turqisë leksione për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë teksa u dalin krah organizatave terroriste, puçistëve dhe banditëve (kriminelëve), për të penguar takimin e Presidentit Erdogan me qytetarët tanë, janë treguesi më konkret i standardeve të dyfishta që mbretërojnë në Evropë”, u shpreh ambasadori Kalin në komunikatën e sipërcituar.

Ankaraja – theksoi ai – pret që këta persona, të cilët pretendojnë se kanë besim te demokracia, të renditen pranë shtetit dhe popullit të Turqisë, në vend që të mbështesin ata që kërkojnë të zhdukin demokracinë turke.

“Orvatjet për të penguar me justifikime boshe takimin e Presidentit Erdogan, që mban (ndjek) një qëndrim konstruktiv pavarësisht të gjitha zhvillimeve negative në marrëdhëniet tona me Evropën, me qytetarët tanë që jetojnë jashtë shtetit, nuk përputhen as me raportet e miqësisë dhe aleancës. Shpresojmë që autoritetet gjermane të mos përsëritin më gabimet e rënda, të cilat u bënë gjatë procesit të referendumit. Me këtë rast rikujtojmë edhe një tjetër herë se marrëdhëniet turko-gjermane, të cilat kanë baza shekullore, s'duhet të sakrifikohen për llogari elektorale afatshkurtra”, thuhet në fund të komunikatës me shkrim të zëdhënësit Ibrahim Kalin.

 



Lajme të ngjashme