Yildirim: Populli i dha një goditje të rëndë FETO-s

"Në natën e tentativës së grusht shtetit forca e popullit mundi forcën e tankut", deklaroi Kryeministri Binali Yildirim.

759584
Yildirim: Populli i dha një goditje të rëndë FETO-s

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik të vitit të kaluar populli i dha një goditje të rëndë organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Kryeministri Yildirim gjatë fjalimit të tij të mbajtur me rastin e programit të Fitër Bajramit të organizuar në shtëpinë e mësuesve në nënprefekturën Refahiye të Erzincanit tha se “Atë natë forca e popullit mundi forcën e tankut. Populli i dha një goditje të rëndë puçistëve. Tani ata japin llogari”.

Binali Yildirim tërhoqi vëmendjen në përvjetorin e tentativës së grusht shtetit që afron, ndërsa theksoi se puçistët nuk morën në konsideratë bijtë e popullit turk.

Yildirim gjithashtu shtoi se forcat e sigurisë janë duke bërë një luftë të vazhdueshme në çdo cep të vendit.

Duke e bërë të ditur se kjo luftë do të vazhdojë deri në zhdukjen edhe të incidentit të vetëm të terrorit në vend, Kryeministri Yildirim tha: “Dje forcat tona të sigurisë neutralizuan 4 tradhtarë. Kërkoj mëshirë prej Perëndisë për të gjithë dëshmorët tanë, të cilët sakrifikuan jetët e tyre për paqe dhe qetësi në vendin tonë, ndërsa veteranëve u uroj jetë të gjatë dhe të lumtur”.



Lajme të ngjashme