Erdogan: Turqia nuk do të lejojë formimin e shtetit terrorist në kufirin e saj

"Me ofensivën 'Mburoja e Eufratit' ne ndaluam përpjekjen e formimit të një korridori terrorist përgjatë kufirit tonë me Sirinë", deklaroi Erdogan.

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë formimin e shtetit terrorist në kufirin e saj

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll deklaroi se e tërë bota duhet ta dijë se Turqia nuk do të lejojë që në kufijtë e saj, në veri të Sirisë, të formohet një shtet terrorist.

Erdoğan foli në ceremoninë, e cila ishte organizuar me rastin e Fitër Bajramit nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK). Me këtë rast ai komentoi rreth ngjarjeve aktuale.

"Me ofensivën 'Mburoja e Eufratit' ne ndaluam përpjekjen e formimit të një korridori terrorist përgjatë kufirit tonë me Sirinë. Për fat të keq, vendet, të cilat themi se janë partnerët dhe miqtë tanë, nuk e konsiderojnë të gabuar bashkëpunimin me organizatat terroriste që duan të dëmtojnë integritetin tonë. Ata që thonë se armët e dhënë terroristëve përsëri do ti kthejnë dhe mendoj se në këtë mënyrë mashtrojnë Turqinë, herët a vonë do të kuptojnë se çfarë gabimi kanë bërë, por atëherë do të jetë shumë vonë", tha Erdoğan.

"E gjithë bota e di, ne kurrë nuk do të lejojnë krijimin e një shteti terrorist në kufijtë tanë, në veri të Sirisë. Ata që i mbështesin do ta kuptojnë këtë", tha ai.

Erdoğan ka thënë se "shumë afër është dita kur ata, që ushqejnë këta gjarpërinj që dëmtojnë Turqinë, do të zgjohen me helmin e gjarprit në venat e tyre".

Ai shtoi se forcat turke ashtu siç bënë gjatë ofensivës "Mburoja e Eufratit" së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane në Jarabulus, Raia, Dabik dhe Al-Bab, në një sipërfaqe prej 2.000 kilometra katrorë, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe në periudhën e ardhshme.

"Kthim prapa nuk ka. Këtë ua kam thënë edhe personalisht. Sepse Turqia nuk është një shtet tendë, këtë le ta dinë të gjithë. Të jemi së bashku në kuadër të NATO-s, dhe nga ana tjetër të bashkëpunojnë me organizatat terroriste, po çfarë është kjo? Atëherë duhet të rishikojmë edhe njëherë NATO-n. Sepse çdo gjë që po ndodh është në kundërshtim me politikat e NATO-s dhe minon bashkëpunimin brenda aleancës", ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.



Lajme të ngjashme