Ministria e Jashtme e Turqisë i shpreh ngushëllimet Pakistanit

Turqia ka shprehur keqardhjen për lajmin e marrë në lidhje me shpërthimin e kamionit cisternë në Bahavalpur të Penxhapit në Pakistan ku humbën jetën dhjetëra persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në deklaratën me shkrimë të bërë nga Ministria e Jashtme shkruhet: “Kërkojmë rahmet nga Allahu për personat që humbën jetën në këtë aksident të dhimbshëm dhe kërkojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. Ne i shprehim ngushëllimet të afërmve të viktimave, popullit mik dhe vëlla dhe qeverisë së Pakistanit.

Një kamion cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në qendër të Pakistanit duke shkaktuar të paktën 122 persona të vdekur dhe plagosur 76 të tjerë.

Lajme të ngjashme